Showtime

Marina Vjollca feston ditëlindjen, urimi plot dashuri nga gjysma e saj, Geti

05/17/2018 09:33
nga:L I

Dashuria që ata kanë për njëri-tjetrin mesa shihet në rrjetet sociale është e madhe. Po flasim për një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin.

Çifti simpatik vitin e kaluar kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, tek Gjiri i Lalzit në Durrës ku të ftuar ishin mbi 700 persona, e që shumë prej tyre fytyra publike.

Dyshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë të mediave shqiptare.

Çifti ruajnë një harmoni shumë të mirë mes vete, dhe këtë e kanë treguar edhe përmes fotografive që publikojnë së bashku në rrjetet sociale.

Por, reperi duket se është bërë edhe më romantik me rastin e 28 vjetorit të lindjes së bashkëshortes teksa e uruar me një mesazh special.

“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar këngëtari teksa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe një imazh të biondinës.

Këto ditë është përfolur shumë për shtatzëninë e saj, por që një gjë e tillë ka rezoltuar të mos jetë e vërtetë me publikimin e disa fotografive nga motra e saj, Luana. Ndryshe, ajo ka disa muaj që ka përfunduar sezonin e parë të “C’est la vie’, ndërsa tani po shijon pushimin, ku udhëtimet e shpeshta me Getoar Selimin nuk kanë të ndalur, ku shumë shpesh e shohim teksa shkon edhe në koncertet e tij jashtë vendit.

09/26/2018 12:27

Marina Vjollca mbulon me diamante zonat intime