Në një sondazh online të zhvilluar së fundmi, Marigona Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 63% të votave, duke lënë pas dy kundërshtaret e saj, Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Besa Kabashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Ky rezultat tregon një përkrahje të madhe për kandidaten e LDK-së, ndërsa gara politike vazhdon të marrë vëmendjen e publikut.
Ende mbetet për t’u parë nëse ky rezultat i sondazhit online do të reflektohet edhe në votimin zyrtar, në zgjedhjet e 9 shkurt.