Sporti

Maresca: Chelsea do të dominojë futbollin anglez në 10 vitet e ardhshme!

12/05/2024 16:46
nga:E K

Enzo Maresca nuk e sheh Chelsean si pretendent për titull këtë sezon, por beson se klubi mund të dominojë futbollin anglez për dhjetë vitet e ardhshme për shkak të cilësisë dhe moshës së skuadrës.

Trajneri italian e ka udhëhequr klubin londinez në 28 pikë në sezonin e deritanishëm, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ajo që u thashë pronarëve dhe drejtorëve sportivë kur i takova për herë të parë ishte se Chelsea do të jetë një nga skuadrat që do të dominojë futbollin anglez në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”, komentoi Maresca.

“Për shkak të moshës dhe për shkak të cilësisë së formacionit”, shtoi Enzo Maresca.

/GazetaBlic Sport/