Milan dhe Juventus përballen të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.
Claudio Marchisio beson se Milani është ‘më i fortë se Juventus’ dhe këmbëngul se Zonjës së Vjetër i duhet kohë.
Legjenda e Bianconerëve foli për La Gazzetta dello Sport para ndeshjes derbi të së dielës mes Milan dhe Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.
“Milani është më i fortë tani, Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për të ndërtuar një ekip që kishte luftuar gjatë viteve të fundit”.
Juventus është në një fazë rindërtimi, por ata duhet të dëshmojnë se janë në të njëjtin nivel me ekipin që hapi ciklin fitues”.
Kur ndërtojmë themelet për një projekt afatgjatë, është normale të përballemi me momente të vështira, do të doja që Juventusit t’i jepet kohë dhe besim”, tha Marchisio.
/GazetaBlic Sport/


