Sporti

“Marca” e bindur për fitoren e Spanjës ndaj Kosovës: Ajo që e dallon ekipin tonë nga Kosova e porsalindur është një botë e tërë

09/08/2021 09:17
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Furia e kuqe’ do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku para vetës ka një kombëtare që po kalon në formë të mirë brenda grupit.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit ndaj Geqisë.

Para kësaj ndeshje, mediumi spanjoll “Marca” e ka konsideruar kombëtaren e Spanjës si shumë favorite. Madje, thuhet se dallimi mes dy kombëtareve është sa një botë e tërë.

“E vendosur në vendin e 115 -të në renditjen e FIFA -s dhe me vetëm katër ekipe evropiane prapa, Andorra, Letonia, Lituania dhe Kazakistani, Kosova qartë u mposht nga Suedia në mars (0-3). Por në stadiumin e saj ajo ka ndalur skuadra të një niveli më të lartë. Danimarkën 2-2 dhe mundi Republikën Çeke 2-1, të dyja në vitin 2019.

Nuk ka asnjë arsye për të argumentuar se rezultati i sotëm nuk mund të jetë tjetër veçse një fitore për Spanjën. Për atë që luhet ekipi spanjoll dhe për cilësinë e lojtarëve të të dy skuadrave, ajo që e dallon ekipin tonë nga Kosova e porsalindur është një botë e tërë”, thuhet në shkrimin e mediumit spanjoll.

/GazetaBlic Sport/