Sporti

Maraklitë e sharjeve nuk ndalen as këtë javë në futbollin e Kosovës, tre trajnerë përfundojnë në disiplinore

03/05/2025 14:34
nga:Gazeta Blic

Nuk kanë të ndalur rastet që përfundojnë në disiplinore, ku trajnerët kosovarë fyejnë dhe ofendojnë gjyqtarët e ndeshjeve.

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 05.03.2025, ka vendosur që të fillohet një procedurë e tillë ndaj tre trajnerëve kosovarë, transmeton GazetaBlic Sport.

Bëhet fjalë për Basri Jasharin e Drenicës, i cili ofendoi gjyqtarin e katërt në ndeshjen ndaj Mitrovicës, pastaj për Armend Dallkun, trajnerin e Vushtrrisë, i cili u ndëshkuar me karton të kuq për ofendime dhe sharje në drejtim të gjyqtarit kryesor, si dhe në fund, për trajnerin e portierëve të KF Kikës, i cili ofendoi rëndë gjyqtarin kryesor me fyerje të rënda dhe të pakontrolluara.

Inicime disiplinore:

Ndaj: Nd/trajnerit të KF ”Drenica”, Basri Jashari nr ID 028303M79. Motivi: Në minutën e 70 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin e katërt për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenica – Mitrovica.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesorë me ofendime e sharje për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria.

Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF ”Kika”, Etrit Gagica nr ID 027943M92. Motivi: Në minutën e 70 të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin kryesor me fyerje të rënda dhe të pakontrolluara për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesorë të ndeshjes Kika– Fushë Kosova.

/GazetaBlic Sport/