Geek

Maraklit e kerreve takohen në Lipjan të dielën

10/11/2018 23:56
nga:Q F

Grupi zyrtar i rrjetit social Facebook “ Marakli të kerreve”, këtë të diele për herë të parë kanë vendosur që të jenë nikoqir në qytetin e Lipjanit.

Ngjarja fillon nga ora 14:00 e datës 14 të po këtij muaji, mbrapa Fabrikës së Letrës.

Këtu do të mblidhen një mori veturash e shokësh nga e gjithë Kosova. Gjithçka do të jetë e përgatitur që mysafirët të kalojnë më së miri.

Në mesin e shumë veturave tuning, do të ketë edhe muzikë nga DJ special, ushqim, drift, burnout e shumë e shumë surpriza tjera.

Hyrja për secilin pjesëmarrës do të jetë falas, këtu mund të jetë mysafir gjithsecili pa dallim.

Kujtojmë se grupi “Merakli t’kerreve”, numëron afro 80.000 anëtarë nga e gjithë bota, të cilët janë pasionuar pas kerreve.

Ndërsa veç diskutimeve për kerre, këta të fundit sensibilizojnë anëtaret me fushata të ndryshme kundër aksidenteve në komunikacion.

Po ashtu në disa raste edhe ju del në ndihmë njerëzve të cilëve u vidhet vetura, ku në total falë anëtareve janë gjetur më shumë se 9 të tilla.
Në këtë grup ekziston edhe motoja #MarakliaperMaraklin, ku sipas saj Maraklit e ndihmojnë njëri tjetrin kur kerri i tij ka ndonjë defekt duke ndihmuar që ai të sanohet.

Por Maraklit e Kerreve vazhdojnë aktiviteteve, kanë ndihmuar edhe njerëz në nevojë me aksione të shumta humanitare, gjithashtu edhe njerëzit të cilët kanë nevojë për elementin thelbësore të jetës, gjakun.

Historia e grupit lindi, kur një grup shokësh të dashuruar pas veturave e hapën këtë grup, duke u përhapur shumë brenda një kohe të shkurtër. Tash simbol të tyre identifikues stikeri i cili është një timon mbi të cilin qëndrojnë dy duar, të cilin secili e ka të vendosur në veturën e tij.

Këtë diele Maraklit do të jenë në Lipjan, e më pas javëve tjera në qytete tjera të Kosovës, me takimet e tyre javore cilët bëjnë ç’do javë.