Sporti

Maradona: Do të doja ta shihja Messin me fanellën e Napolit

02/26/2020 13:34
nga:M K

Llogaritet si njëri prej më të mirëve të këtij sporti.

Fjala është për bashkëkombasin e Messit, Diego Armando Maradona, i cili vazhdon ta ushtrojë zejen e trajnerit, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ish-futbollisti i Napolit në vitet 1984-1991, ka deklaruar se do të dëshironte që ta shihte Messin me fanellën e Napolit.

Këto deklarata ai i bëri pak para ndeshjes së Kupës së Argjentinës, ku skuadra e tij, Gimnasia La Plata luajti ndaj Sportivo Barracas.

“Messi nuk e ka përjetuar asnjëherë atë që e përjetova unë. Do të doja ta shihja në fanellën e skuadrës italiane. Ai mund të luante aty. Do të adhurohej padyshim. Shto këtu faktin, do të gëzohesha për napoletanët”, tha ndër të tjera Maradona.

/GazetaBlic/

03/24/2020 10:16

Messi, futbollisti më i paguar në botë