Lajme

Maqedonia do të jetë çdo herë përkrah Kosovës

11/11/2017 15:17
nga:anonymous1000144531

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deklaroi sot se Kosova e ka ende të nevojshme mbështetjen e diplomacisë së Maqedonisë sa i përket rrugëtimit drejt familjes evropiane, por edhe tek njohja e Kosovës nga ato vende, të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me kryediplomatin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të dy shteteve fqinjë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov konfirmoi bashkëpunimin e shtetit të tij me Kosovën edhe më tej.

“Maqedonia si shtet fqinj, do të jetë çdo herë përkrah Kosovës në politikën e jashtme, por edhe për ta ndihmuar shtetit e juaj në rrugën drejt integrimit evropian për Kosovën”, deklaroi diplomati maqedonas.

02/20/2018 07:48

“Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”