Maqedonia e Veriut është njëri nga shtetet më mike të rajonit për Shqipërinë, pas Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një sondazh të realizuar nga Euronews Albania me shtetas të Shqipërisë. Pra, 54 përqind e shqiptarëve menduan se Shkupi është më mik për Tiranën sesa qytetet tjera të rajonit, pas Prishtinës.
Ky sondazh tutje tregon se Mali i Zi është shteti i tretë, me 21 përqind, më mik për shqiptarët.
Kur vjen puna te Kosova, shtetet më mike sipas shqiptarëve, pas Shqipërisë, janë Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Sondazhi është realizuar ndaj 1 mijë njerëzve në nëntor të këtij viti.
Debat i ashpër për Serbinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti francez: Ajo e ka humbur Kosovën