Lajme

Maqedonia e Veriut aplikon orën policore – S’ka lëvizje nga ora 21:00 deri në 06:00 tëmëngjesit

03/22/2020 16:41
nga:N.K

Maqedonia e Veriut nga sot do të filloj të aplikoj orën policore.

Masa e ndalimit për qytetarët vlen nga ora 21:00 e mbrëmjes e deri në 06:00 të mëngjesit.

Kjo po bëhet me qëllim të uljes së rasteve të paraqitur me koronavirus në këtë vend.

Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 100 raste të infektuar me COVID-19.

Sot është shënuar edhe viktima e parë.

Ora policore nuk do të vlejë për pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, Armatën, zjarrfikësit dhe personat që punojnë në higjienën komunale.

Kjo masë ka edhe përjashtime të caktuara për kategori të qytetarëve apo për persona që kanë nevojë për asistencë urgjente mjekësore si dhe pacientë që janë në dializë.

Drejtorët e spitaleve duhet të bëjnë lista të punëtorëve që duhet të lëvizin derisa në fuqi është ora policore dhe për ta do të ketë distinktivë të veçantë.

Zëvendës- ministri i brendshëm, Agim Nuhiu për Alsat shprehet se ka mundësi të ketë ashpërsim të orës policore nëse numri i të prekurve nga COVID 19 rritet ndërsa rekomandimet për izolim shtëpiak nuk respektohen.

Në kontrollin e situatës së sigurisë dhe mbështetje të policisë në menaxhimin e situatës me koronavirusin përfshihet edhe ushtria Është ngritur shtab i përbashkët. ARM do të marrë kontrollin e vijës kufitare, do ta sigurojë Qeverinë, Parlamentin, burgjet. Ushtria dhe policia së bashku do të monitorojnë nëse respektohet ora policore.

Në kushte kur vendi ka masa kufizuese siç është ora policore, ndërsa rekomandimet e mjekëve dhe të qeverisë janë që të qëndroni në shtëpi, në favor të thirrjeve për izolim në ditët në vijim do të jetë edhe moti i ligë.

Ditët e bukura me diell që qytetarët i shijuan ditët e kaluara mbarojnë sonte. Borë dhe shi është parashikimi i sinoptikanëve për ditët në vijim në të gjithë vendin – kushtet e motit do të duhet ta ngadalësojnë lëvizjen në ambient të hapur.

“Nuk pres që të formohet shtresë dëbore në zonën e qytetit, por edhe në Shkup do të ketë reshje të borës gjatë natës ndërsa edhe nesër do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Kjo vlen për dy ditët e ardhshme. Ngrohje e lehtë pritet të mërkurën pasdite, ndërsa deri në fund të javës do të ketë me mot me vranësira dhe të reshura të shiut”-tha Kostadinka Arsovska, DPHM.

Sot në kryeqytet ka vazhduar dezinfektimi i rrugëve, ndërsa dezinfektohen edhe parqet dhe këndet e lojërave.

03/29/2020 14:09

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut