Analisti Afrim Kasolli, thotë se vendimi për rinumërimin e të gjitha qendrave të votimeve erdhi si pasojë e të dhënave që dolën gjatë numërimit paraprak dhe rinmuërimit të votave, veçanërisht në komunën e Prizrenit.
Kasolli në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic, thotë se ky akt shënoi një cenim të parimeve të demokracisë dhe dhunim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
“Vendimi për rinumërim të gjitha qendrave të votimeve erdh si pasojë e të dhënave që dolën gjatë numërimit paraprak dhe rinumrimit të votave, vecanarisht në komunën e Prizrenit ku u pa që ka shpërputhje të madhe ndërmjet votave të deputetëve që realisht i kanë marrë dhe komisionerët ua kanë shtu atyre. Në këtë drejtim ajo ishte evidente që ky akt shënoi një cënim të parimeve të demokracisë, dhunim të vullnetit të qytearëve të Kosovës. Kjo është njeri prej hapave të parë, rinumrimi është bërë domosdoshëmri, njëri prej hapave të parë në drejtim të restaurimit të vullnetit të tjetërsuar demokratik të qytetarëve të Kosvoës.
Natyrisht kjo nuk është e vetmja, tashmë pritet që Prokuroria dhe organet kompetente ligjzbatuese ta qojnë deri në fund zbardhjen e këtij rasti në mënyrë që në të ardhmen ata që janë nxitur ti aplikojnë parktika e këtilla abuzive që në të ardhmen të transmetohet mesazhi se kushdo që merr guximin të bëj veprime të tilla do ndëshkohet me pasoja serioze, penale dhe juridike. Në bazë të këtij trendi është e pritshme që të kemi edhe në komunat tjera shpërputhje ndërmjet vullnetit të qytetarëve dhe asaj që ka ndodhur gjatë numërimit të votave për kandidatët për deputetë”, u shpreh ai.
Tutje ai shton se si proces ka lënë një njollë jashtëzakonisht të dëmshme mbi demokracinë sepse sipas tij është cenuar vullneti i qytetaërve.
“Deri më tani ne kemi parë që të gjithë personat që janë apostrofuar që kanë përfituar nga kjo praktikë abuzive, kanë mohuar që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me këtë dukuri. Mirëpo mbetet të shihet që Prokuroria pas hetimeve ta jap fjalën e saj se a ka qenë një ingjiniering i komisionerëve të bërë vetëm nga vetëvetja apo me të vërtetë ka lidhje kauzale ndërmjetë kandidatëve për deputet dhe komisonerëve të partive politike. Por si proces ka lënë një njollë jashtëzakonisht të dëmshme mbi demokracinë sepse e ka cenuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Kasolli thekson se dyshimet për manipulim të votave kanë ekzistuar vazhdimisht, ku sipas tij duhet të merren masa të rrepta në mënyrë që të pamundësohen përgjithmonë përsëritja e praktikave të tilla.
“Në fakt dyshimet kanë ekzistuar vazhdimisht, dyshimet kanë ekzistuar që ka prekje të vullnetit të qytetarve të Kosovës sa i përket votave të kandidatëve për deputet, ne kemi parë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit ka pas akuza të tilla nga vetë eksponent të LDK, një pjesë kur kishin akuzuar strukturën drejtuese të këtij subjekti politik se kanë ndikuar në votat e diasporës por nuk kemi parë hetime nga Prokuroria, nuk kemi parë asnjë veprim të organeve ligjzbatuese. Arsyeja se tash vepron Prokuroria mund të jenë të shumëfishta ose të ndryshme mirëpo më mirë vonë se kurrë, si thotë një fjalë popullore, ngase nëse ka ndodhur në të kaluarën nuk do të thotë që kjo duhet të vahzdohet pafundësisht meqë nuk ka pas ndëshkime në rastet e kalume të mos vazhdohet përseri me ndëshkime. Përkundër unë jam idhtarë i tezës që duhet të mirren masa të rrepta në mënyrë që të pamundësohen në të ardhmen njëherë e përgjithmonë përsëritja e praktikave të tilla”, shtoi Kasolli.
Analisti ndër të tjera thotë se viti 2025 ishte një vit politik i humbur për Kosovën.
Ai thekson se nga procesi i rinumërimit e deri të ankimimet, Kosova është në një teh të një krize të jashtëzakonshme politike e cila mund të vijë, urojmë që mos të ndodhë ajo.
“Nuk ka dyshim, një vit politik ishte i humbur për Kosovën për shkak se filloi me zgjedhje të rregullta parlamentare, me bllokada të vazhueshme në konstituim të Kuvendit, dështimi i partisë fituese të zgjedhjeve për ti siguruar numrat për votimin e qeverisë duke mos lënë asnjë opsion tjetër në fund që vetëm sovrani edhe njëherë me 28 dhjetor ta thotë fjalën e tij. Rezultatet ishin evidente u pa dhe pikërisht kur shpresohej se nuk do të kishte pengesa në konstituim të organeve të reja të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, plasi skandali i abuzimit me vota. Tash ky procesi i rinumërimit më pastaj ankimimet e gjitha tjera këto e vendosin Kosovën në teh të një krize të jashtëzakonshme politike e cila mund të vijë, urojmë që mos të ndodhë ajo”, tha ai.
Kasolli për fund, shpreson që institucionet Kushtetuese të Kosovës, sa më shpejt ti kryejn detyrat të cilat ndodhen para vete në mënyrë që të shmangen mundësi fatale.
“Edhe sipas normave ligjore shteti i Kosovës vetëm deri me 28 dhjetor ka kohë që ta shfrytëzoj buxhetin e vitit të kaluar, në të njejtën kohë ne nuk kemi buxhet të miratuar për vitin 2025 dhe nëse nuk ndodh miratimi i tij, praktikisht shteti do ndodhej në kolaps financiar. Të mos flasim edhe për një presion tjetër, që sipas ekspertëve juridik deri më 5 mars duhet të gjendet zgjidhja për postin e presidentit meqë presidentës aktuale i skadon mandati dhe eventualisht në një skenar ogurzi nëse nuk arrihen të konstituohen organet, të mos kemi buxhet dhe në të njejtën kohë ti skadoj mandati presidentës, atëherë do të ndodheshim në një situatë paradoksale ku Kosova do detyrohet të mbajë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme, mirëpo nuk ka as kush ti organizojë ato zgjedhje ngase mungojnë mekanizmat legjitim, pa president, pa KQZ, pa buxhet dhe pa asgjë, dhe ky do të ishte pasoja apokaliptike dhe kaotike për shtetin e Kosovës, por prap po them uroj që insitucionet kushtetuese të Kosovës, që sa më shpejt ti kryejn detyrat të cilat ndodhen para vete në mënyrë që të shmangen mundësi të këtilla fatale”, përfundoi ai për GazetaBlic.

