Sporti

Mandzukic pritet të ndryshojë ambient, por jo edhe kampionat

11/22/2019 23:37
nga:M K

Vazhdon të jetë mjaft e përfolur në mediat italiane dhe jo vetëm.

Fjala është për sulmuesin kroat të Juventusit, Mario Mandzukic, i cili sipas të gjitha gjasave po kalon muajt e fundit në qytetin industrial, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, nënkampioni i botës mund të ndryshojë ambient, por jo edhe kampionat. Gjithmonë sipas “La Republica”, Mandzukic po e pret Janarin për t’u larguar përfundimisht nga ‘Allianz Stadium’, por dëshira e tij është që të mbetet në Apenine.

Milani është njëra nga skuadrat e interesuara për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, por duke mos përjashtuar këtu as Manchester United’in apo Inter Miamin e David Beckham.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar dimëror.

/GazetaBlic/

10/13/2019 09:29

Mario Mandzukic arrin marrëveshje në parim me Manchester United