Sporti

Mandzukic drejt largimit nga Juventus, pranon disa super oferta

04/17/2018 12:02
nga:Y.K

Mario Mandzukic po përballet me një të ardhme të pasigurt në Juventus.

“Goal” e kupton, se sulmuesi me përvojë është në një udhëkryqi të rëndësishëm në karrierë, transmeton Gazeta Blic

Dy oferta nga Kina tashmë janë paraqitur, ndërsa interes për të pritet të tregohet edhe nga Anglia dhe Gjermania nëse Juventus lejon largimin e tij.

Juve janë të përgatitur që të lejojnë Mandzukiç të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, me çfarëdo propozimi që atij i përshtatet.

Mandzukic me parë ka luajtur edhe për top skuadra të njohura evropiane si Bayern Munich dhe Atletico Madrid./Gazeta Blic

 

04/21/2018 09:28

Mandzukic përfundon tek rivali i Juventusit