Sporti

Mandzukic befason me lëvizjen e tij, pranë kalimit te skuadra e njohur në Serie A

07/16/2020 14:35
nga:Mergim Rreci

Në një zhvillim të papritur, Fiorentina raportohet se po e përfundon një transferim falas për ish sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic.

Sportitalia pretendon se Fiorentina po përpiqet ta rikthejë atë në Itali dhe i kanë ofruar atij një kontratë dy vjeçare me vlerë rreth 3 milion euro në sezon, transmeton GazetaBlic.

Marrëveshja do të përfshinte gjithashtu mundësinë e një viti të tretë për 34-vjeçarin.

Kroati fitoi Scudetto në secilën nga katër sezonet e tij të plota me Juve ndërmjet 2015 dhe 2019, duke shënuar 44 gola në 162 paraqitje.

Eksperienca e tij me Al-Duhail nuk ishte aq e frytshme, duke shënuar një herë në shtatë ndeshje, megjithëse ai u lidh me ish-shokun e skuadrës, Medhi Benatia.

/GazetaBlic/