Sporti

Manchesteri i ofron kontratë dy vjeçare Llorentes

08/22/2019 23:44
nga:M K

Manchester United janë afër për të arritur një marrëveshje me ish sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente i cili është lojtar i lirë.

Spanjolli u largua nga Londra në fund të sezonit pasi që i skadoi kontrata e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, 34 vjeçari pritet që të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

United dështoi për të sjell në skuadër zëvendësimin e Romelu Lukakut, i cili u shit për 74 milionë funte në Inter në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Pavarësisht se ata ishin lidh me një kalim të Paulo Dybalas dhe Mario Mandzukicit me një marrëveshje shkëmbimi multimilionëshe, asgjë nuk u materializua.

Tani gjigantët e Premier Ligës kërkojnë Llorenten, për shërbimet e të cilit janë të interesuar edhe Napoli me Lazion.

09/15/2019 08:07

Erë e pluhur në Obiliq