Sporti

Manchester United vihet pas Krzysztof Piatek, e ardhmja e polakut larg Milanit

01/21/2020 17:36
nga:M K

Rikthimi i Ibrahimovic’it duket se do ta largojë polakun nga San Siro.

Krzysztof Piatek po kërkohet me ngulm nga Tottenhemi, derisa ka vendosur që të largohet nga Italia, pas zbarkimit të Ibras në qytetin e modës, përcjellë GazetaBlic.

Edhe pse filloi mirë, aventura e përfaqësuesit polak te Milani nuk vazhdoi si duhet, me një rënie të formës për sulmuesin, që shkëlqeu në ndeshjet e para pas transferimit nga Genoa.

Gjithsesi, pas Tottenhemit, që e sheh Piatekun si zëvendësues të të lënduarit Kane, në garë duket se ka hyrë edhe Manchester United.

Sipas “Daily Express”, lëndimi i Marcus Rashford po i detyron ta bëjnë këtë gjë, andaj kanë vënë në radar një futbollist si ai. Deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror, pra kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë, pritet të definohet tërësisht kjo çështje.

https://www.youtube.com/watch?v=55Wnm_WivDk

/GazetaBlic/

01/24/2020 11:14

Babai i Piatek: Ai është gati të largohet nga Milani