Sporti

Manchester United refuzon ofertën e Interit për shkëmbim futbollistësh

06/26/2019 18:45
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për mundësinë e shkëmbimit të Manchester United dhe Inter, gjegjësisht Lukakut dhe Icardit, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se Antonio Conte e pëlqen mjaftë shumë futbollistin belg, andaj edhe ka qenë i gatshëm që ta shkëmbejë me argjentinasin, mirëpo si duket kjo nuk do të ndodhë.

Mediat nga gadishulli apenin kishin raportuar se Interi, i ka ofruar 20 herë kampionëve anglezë shkëmbimin mes Icardit dhe Lukakut si dhe kalimin e Nainggolanit në “Teatrin e Ëndrrave” plus para, në mënyrë që përfaqësuesi nga Beneluksi të kalojë në qytetin e modës.

Mirëpo, për United kjo ofertë nuk duket të jetë serioze, pasi më shumë parapëlqen para të gatshme sesa shkëmbime eventuale, andaj edhe i kanë refuzuar këto oferta.

Kështu që, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim sa i përket këtij operacioni mes dy klubeve të njohura.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos