Sporti

Manchester United – PSG, mungesat e dy skuadrave për ndeshjen e nesërme

02/11/2019 18:40
nga:Lorik J

Manchester United dhe PSG do të takohen nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘Old Trafford’, me ‘Djajtë e Kuq’ që llogaritën si favorit për të fituar këtë sfidë – shkruan GazetaBlic.

Paris Saint Germain ka dy mungesa mjaft të mëdha në këtë sfidë, pasi Neymar dhe Cavani nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve.

Më poshtë keni formacionet e mundshme dhe mungesat e ekipeve:

United: De Gea; Young, Lindelöf, Jones, Shaw; Herrera, Matić, Pogba; Lingard, Rashford, Martial

Mungesat: Darmian, Valencia.

Paris: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Dani Alves; Marquinhos, Verratti, Di María; Draxler, Mbappé

Mungesat: Neymar, Cavani, Meunier.

/GazetaBlic/