Sporti

Manchester United paguan me paga të plota stafin gjatë krizës së koronavirusit

04/06/2020 21:03
nga:Lorik J

Klubi anglez i futbollit Manchester United kanë siguruar sot stafin e tyre se do të marrin rroga të plota gjatë krizës së koronavirusit.

Rreth 900 punonjës me kohë të plotë morën email-in nga pronari Ed Woodward që konfirmonte se nuk od të lihen në leje të përkohshme prej epidemisë Covid-19.

Klubi thotë se ata që nuk mund të punojnë dot nga shtëpia inkurajohen të punojnë vullnetarë me sistemin shëndetësor apo me komunitetet lokale.

Vendimi ndjek një tjetër linjë nga Liverpool e Tottenham të cilët aplikuan për planin e ndihmës së qeverisë për ruajtjen e vendeve të punës.

Kreu ekzekutiv Woodward tha në email se Man United:

• Nuk do të përdorë skenëm e qeverisë për pushim të perkohshem nga puna
• Stafi sigurohet për fleksibilitet në punë apo në kujdesjet për familjen gjatë izolimit të koronavirusit dhe do të vazhdojë të marrë rrogë të plotë.
• Punonjësit që nuk mund të punjnë nga shtëpia apo kanë ngarkesë të reduktuar, inkurajohen fuqimisht të punojnë si vullnetarë me sisteminshëndetësor apo komunitetet lokale.