Sporti

Manchester United i gatshëm ta shkëmbejë Pogban “kokë më kokë” me yllin e Juventusit

01/11/2019 17:36
nga:M K

Te skuadra e Manchester United është rikthyer qetësia pas ardhjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, çka bëri që përpjekjet e Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez Paul Pogba të pakësohen.

Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi “zonja e vjetër”, nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogba.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “djajve të kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi. Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”.

Duket se Solskjaer ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e mesfushorit brazilian, me driblimet e tij dhe krosimet e sakta për sulmuesit dhe është gati të heqë dorë nga Pogba për ta sjellë në Premier League.

Te Juventusi, për momentin janë duke u menduar për këtë shkëmbim, për të hequr dorë nga një talent dhe për të sjellë në Torino një kampion bote. Por gjasat janë që shkëmbimi të realizohet që në merkaton e janarit.

03/20/2019 20:22

Moment i tmerrshëm, lojtari portugez ndërron jetë gjatë lojës