Reprezentuesi anglez Mason Mount, 24 vjeç, mund të largohet nga Chelsea dhe disa klube angleze po tregojnë interes për të.
Te blutë që kur ishte 6 vjeç, Mount mund të largohet në afatin e ardhshëm të transferimeve dhe skuadra më e fundit e interesuar për lojtarin është Man. United, e cili sipas Daily Mail, është i gatshëm të ofrojë më shumë se 60 milionë euro për skuadrën londineze.
Megjithatë, djajtë e kuq përballen me një konkurrencë të fortë nga Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich .
/GazetaBlic Sport/