Sporti

Manchester United fiton me përmbysje ndaj Newcastle, merr pak frymë trajneri Solskjaer!

10/17/2020 23:01
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Newcastle United dhe Manchester United.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 4, me Manchesterin që fitoi pas një përmbysje rezultati, përcjell GazetaBlic.

Ishe Luk Shaw ai që shënoi një auto-gol në minutën e dytë, por me dy golat e Bruno Fernandes, një të Van Bisakas dhe një tjetër të Marcus Rashford, skuadra e Solskjaer arriti që ta përmbys rezultatin.

Pas kësaj fitorje Manchester United renditet në pozitën e 14 me 6 pikë të arkëtuara.