Sporti

Manchester United bën ofertë për yllin e Barcelonës

03/13/2019 14:58
nga:M K

Manchester United vazhdon të mendojë për sezonin e ri.

“Djajtë e Kuq” po tentojnë me çdo kusht të arrijnë Ligën e Kampionëve, derisa qysh tani kanë filluar të përgatiten për transferet e reja, ose thënë më mirë ata që kanë gjasa të zbarkojnë në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic.

Ole Gunnar Solskjaer synon yllin e Barcelonës, Coutinhon.

Manchester United është i gatshëm që të paguajë 110 milionë euro për ta transferuar brazilianin.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, kurse ne do t’iu njoftojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

/GazetaBlic/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi