Sporti

“Manchester Evening News” zbulon të ardhmen e Arijanet Muric

06/12/2019 23:26
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëri nga lojtarët që e ka vëmendjen më të madhe nga opinioni futbolldashës në Kosovë.

Fjala është për gardianin e portës së kombëtares “verdhë e kaltër” dhe numrit dy të portës së Manchester Cityt, Arijanet Muric, shkruan GazetaBlic.

Muric, që sot është “kapur” me fanellën e Real Madridit derisa po ecte rrugëve të qytetit të Pejës, duket se do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në “Etihad”.

Të paktën kështu raporton media lokale e qytetit ishullor: “Manchester Evening News” që e lidhë futbollistin e përfaqësueses kosovare me kampionët anglezë edhe për një kohë të gjatë.

Kjo, sipas tyre, për shkak të performancës së mirë të treguar në “Carabao Cup”, e që si duket e ka bindur Guardiolan që ai e meriton edhe më tutje të qëndrojë aty.

Kujtojmë se Muric ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn.

/GazetaBlic/

06/26/2019 23:54

LAJMI I FUNDIT: Juventusi arrin akordin me De Ligt, 12 milionë euro në sezon