Mbrëmja e sotme na sjell duelin mes Manchester City dhe Tottenham në Premier League me të dyja skuadrat që duan fitoren.
City ka humbur dy ndeshje radhazi, duke u eliminuar nga Carabao Cup nga Southampton përpara se të humbiste derbin e Manchesterit dhe tani është tetë pikë larg vendit të parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Tottenham vazhdon të ndalet këtë sezon dhe së fundmi humbi nga liderët e ligës Arsenal.
Mediat angleze kanë publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme:
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Akanji, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Foden, Haaland, Grealish.
Tottenham (3-4-3): Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.
/GazetaBlic Sport


