Sporti

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?

05/15/2020 23:15
nga:M K

Më 26 shkurt u zhvillua ndeshja e parë e fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kampionët aktual anglezë triumfuan me rezultat minimal 1-2, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, askush nuk e parashikoi se ndeshja e kthimit e këtij raundi mes këtyre ekipeve parashihet të luhet me datën 7 Gusht, saktësisht 174 ditë pas duelit të parë.

Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë zyrtarizim, por ajo që dihet është fakti se me datën 27 të këtij muaji, shtëpia numër një e futbollit evropian do të mblidhet ku do të diskutohet për datat e mundshme lidhur me ndeshjet e mbetura të dy garave evropiane, Ligës së Kampionëve dhe asaj të Europa Ligës.

Fillimisht do të merret një vendim për ndeshjet e kthimit të fazës së parë, pra Manchester City – Real Madrid, Barcelona – Napoli, Juventus – Lyon dhe Bayern – Chelsea, pastaj për fazat çerekfinalet, gjysmëfinalet e finalen e madhe.

Data 7 Gusht mbetet më e mundshmja deri më tani, por kanë mbetur edhe 12 ditë deri te vendimi i UEFA-së, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic/

03/28/2020 09:38

Bayerni mohon shkëmbimin Alaba-Sane