Sporti

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet, ofertë zyrtare te Napoli për Koulibalyn

08/12/2020 09:37
nga:M K

Khalidou Koulibaly mbetet një nga mbrojtësit më të kërkuar nga skuadrat elitare evropiane.

Senegalezi 29 vjeçar tash e nj¡ kohë është në radarin e Manchester United, por që duket se edhe rivali i “Djajve të Kuq”, City po interesohet për t’i siguruar shërbimet e shtatëlartit, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave angleze e atyre italiane, nënkampioni ishullor veçse i ka dërguar një ofertë Napolit.

Ajo raportohet të jetë afro 63 milionë euro, plus bonuset. Por, napoleteanët nuk do të heqin dorë lehtë nga shtylla e ekipit.

“Il Partenopei” kërkojnë hiç më pak se 70 milionë euro. E rëndësishme është që të dyja skuadrat janë shprehur të gatshme për ta mbyllur me sukses raundin e negociatave të filluar së fundi.

/GazetaBlic/

10/24/2020 12:36

Formacionet zyrtare: West Ham – Manchester City