Manchester City ka hequr Lionel Messin nga lista e tyre e dëshirave prioritare, me Pep Guardiola tani duke favorizuar një lëvizje për Erling Haaland mbi argjentinasin.
Siç pretendon The Mirror, sulmuesi veteran ishte lidhur prej kohësh me një ribashkim me ish-menaxherin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola, pas sagës së zgjatur verën e kaluar, meraktoja e këtij viti shihej ideale, megjithatë siç duket, përsëri gjërat kanë ndryshuar, përcjell GazetaBlic.
Tani megjithatë, me zërat se Messi mund të mbetet ende në Camp Nou, City ka lëvizur për ta bërë yllin e Norvegjisë, Haaland zgjedhjen e tyre të parë, pasi i riu duket se do të largohet nga Borussia Dortmund menjëherë.
Kjo mund të jetë edhe sinjal i fortë që Messi të qëndrojë tek Barcelona, kur dihet që edhe presidenti Joan Laporta e ka në top prioritetet e tij këtë gjë.
/GazetaBlic/


