Sporti

Manchester City nëpër “vrimë të gjilpërës”, por largohet me pikë të plota nga “Bramall Lane”

01/21/2020 22:22
nga:M K

Me golin e Agueros, Manchester City ka mposhtur Sheffield United’in si mysafir, për të arkëtuar tri pikë të reja në renditjen tabelare.

Kampionët aktual anglez me këtë fitore shkojnë në kuotën e 51 pikëve, ndërsa kanë 13’të sosh më pak se Liverpool, që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan GazetaBlic.

Sheffiled Utd ndërkaq, nuk qëndron edhe keq, pasi momentalisht pozicionohet i shtati në tabelën e klasifikimit, për të qëndruar i qetë në vazhdim të kampionatit.

Xhiron e ardhshme, Manchester City do të luaj sërish në udhëtim, ku i shkon Tottenhemit, ndërsa Sheffield Utd do të jetë mysafir i Crystal Palace.

/GazetaBlic/

02/04/2020 17:26

2/3 e tifozëve në Angli thonë se VAR’i po ia humb atraktivitetin Premier Ligës, duhet të modifikohet