Sporti

Manchester City “kapitulon” në Londër, Tottenhami në krye të Premier Ligës

11/21/2020 20:21
nga:M K

Tottenhami ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të këtij edicioni, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat të pastër 2-0.

Son-Heung Min shënoi në minutën e pestë dhe Lo Celso një orë më vonë, për tri pikët e reja të skuadrës së Mourinhos, që edhe njëherë tjetër ia doli përballë Guardiolas, përcjell GazetaBlic.

Me këtë triumf, Tottenhami kalon në pozitën e parë të Premier Ligës, duke e lënë kundërshtarin e sontëm tetë pikë prapa, saktësisht në pozitën e dhjetë, ani pse qytetarët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për vendasit këtë edicion, krahas dy barazimeve e një humbjeje. Xhiron e ardhshme Tottenhemi e zhvillon derbin lokal dhe të javës së dhjetë në ishull ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”, derisa Manchester City do të jetë nikoqir i Burnleyt.

/GazetaBlic/

11/25/2020 19:46

Vdekja e Maradonas, një minutë heshtje para ndeshjes Olympiakos – Manchester City