Sporti

Manchester City ia terron kampionit, e deklason në Etihad!

07/02/2020 23:14
nga:Lorik J

Liverpooli ka siguruar titullin këtë sezon, por kjo nuk e ndal Manchester City-in që t’i japë një leksion të mirë futbolli në duelin direkt të luajtur në “Etihad Stadium”. Guardiola hodhi në fushë një ekip më agresivë, teksa do të merrte një rezultat shumë bindës 4-0.

De Bruyne zhbllokoi ndeshjen me penallti që në minutën e 25-të, më pas do të ishte radha e Sterling dhe Foden në pjesën e parë, për të mbyllur sfidën thuajse që në këtë 45-minutësh.

Në fraksionin e dytë, Chamberlain devijoi një goditje të Sterling, që në fakt po shkonte jashtë kuadratit. Kjo fitore e afron City-in me 20 pikë distancë nga Liverpooli.