Sporti

Manchester City i gatshëm ta ofrojë Agueron për mbrojtësin e Interit

07/07/2020 19:04
nga:M K

Manchester City pritet ta ndryshojë organikën e lojtarëve pas këtij edicioni.

Përderisa është edhe më tutje në garë për Ligën e Kampionëve, “qytetarët” tashmë e kanë humbur titullin që e kishin fituar edicionin e kaluar në Premier Ligë, prandaj edhe synojnë ndryshime, përcjell GazetaBlic.

Sipas tabloidit anglez “The Indepedent”, drejtuesit e skuadrës janë vënë pas mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. Ky i fundit po kërkon një aventurë tjetër edhe më të fortë sesa ajo që po kalon aktualisht, derisa interesim për të së fundi ka shfaqur edhe Guardiola.

Madje, sipas të njëjtës media, Manchester City është i gatshëm që të sakrifikojë edhe Agueron për përfaqësuesin sllovak.

Deri më tani nuk raportohet për avansim të negociatave, por se kjo pritet të ndodhë shumë lehtë në vazhdim.

/GazetaBlic/

06/23/2020 16:13

Mbyllet sezoni për Agueron?