Sporti

Manchester City e Liverpooli në garë për mbrojtësin e Interit, Bastoni

03/21/2020 23:55
nga:M K

Shkëlqeu me Interin këtë edicion, derisa paraqitjet e mira padyshim se kanë rënë në sy të top-klubeve elitare evropiane.

Së fundi, gjigantët e Premier Ligës dhe jo vetëm, Manchester City e Liverpooli kanë shprehur interesim për mbrojtësin fenomenal të Interit, Alessandro Bastoni, përcjell GazetaBlic.

20 vjeçari u tregua i suksesshëm pikërisht në momentet kur Antonio Conte i besoi më së shumti, andaj edhe kërkesat për të veçse kanë filluar të rriten.

Guardiola ka shfaqur hapur interesimin e të për italianin, teksa Jurgen Klopp e sheh si zëvendësues ideal të Lovren, i cili me gjasë do të largohet pas përfundimit të këtij edicioni, që fatkeqësisht ende nuk dihet se kur do të fillojë.

Bastoni është produkt i akademisë së Atalantës, teksa është pjesë e padiskutueshme e grupmoshës U21 të kombëtares axure.

/GazetaBlic/

05/29/2020 09:37

LAJMI I FUNDIT: Liverpooli nuk luan në “Anfield Road”?