Sporti

Manchester City e gatshme të paguaj klauzolën e Jorginhos

05/17/2018 19:26
nga:Y.K

Manchester City do të transferojë Jorginhon vetëm në vlerën e lojtarit, ka thënë agjenti i tij duke shtuar se “marrëveshja nuk do të jetë problem për t’u arritur”

Napoli konsideron se çmimi ideal për mesfushorin është 50 milionë funte dhe Guardiola është në gjendje që të paguaj këtë shumë për të.

Por, agjenti i tij Joao Santosh ka pranuar se kontrata e tij dy vjeçare me Napolin mund të jetë problem.

Sipas tij, ai nuk sheh ndonjë problem për transferimin e lojtarit por së pari duhet që të dyja klubet që të pajtohen me shumën e transferit.

“Për momentin, Jorginho është në kontratë me Napolin dhe nëse Napoli arrin marrëveshje me Cityn, atëherë lojtari mund të largohet në Manchester”, tha Joao Santos.

Ai ka lënë të kuptohet se City nuk do të paguan asnjë cent më shumë se 50 milionë funte për mesfushorin e Napolit, vlerën e të cilit napolitanët mund ta rrisin nëse dëshirojnë pasi që ai nuk ka klauzolë fikse.

05/14/2018 18:24

Liverpoool dëshiron të dominojë në Evropë, këta janë tre super futbollistet që do të transferohen në “Anfield”