Sporti

Manchester City e dëshiron yllin e Dortmund

03/14/2018 11:56
nga:Y.K

Manchester City po e kthen vëmendjen kah mesfushori i Borussia Dortmundit, Julian Weigl, sipas The Times, të cilin po shpreson që ta transferojë gjatë verës.

Goal raportoi të martën që City-t i kishte rënë interesimi për Fred-in e Shakhtarit, i cili mund t’i bashkohet Manchester United-it.

Opsionet tjera po konsiderohen nga City, ndërkaq edhe Weigl, sikurse Fred, është lidhur me një transferim te rivali lokal i Qytetarëve.