Sporti

Manchester City dhe Pep Guardiola aspak të kënaqur, këto mund të jenë skuadrat e mëdha kundërshtare në Champions

12/12/2019 19:32
nga:Mergim Rreci

Ekipet që janë kaulifikuar tutje në Champions, të hënën do të mësojnë kundërshtarët e 1/8 së finale.

Manchester City është një nga këto skuadra që ka kaluar grupin në vendin e parë. “Cityzens” janë duke tentuar që t’a fitojnë këtë kompeticion për vite më radhë.

Real Madrid, Napoli, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Lyon, janë skuadrat nga vendet e dyta, që mund të jenë kundërshtarë të Manchester Cityt.

Absolutisht që cilido nga këta kundërshtar do të jetë shumë i vështirë.

Manchester City vazhdon të ëndërrojë një titull evropian, dhe arritjen më të madhe në këtë garë e kanë në sezonin 2015/2016, ku në gjysmëfinale u mposhtën nga Real Madrid.

Kundërshtarët tjerë janë të njohur për Cityn, përveç Atletico Madrid, me të cilët nuk është përballur asnjëherë.