Sporti

Manchester City dëshpëron sërish, buzëqesh Liverpooli

09/14/2019 20:22
nga:M K

Manchester City është mposhtur 3-2 në udhëtim te Norwich City.

Në “Molineux Stadium”, kampionët aktual anglez nuk arritën t’u bëjnë ballë “kanarinave”, për të regjistruar kështu humbjen e parë këtë edicion, shkruan GazetaBlic.

Gjatë gjithë ndeshjes, vendasit ishin dukshëm më të mirë, kurse mysafirët u zgjuan vonë nga gjumi.

McLean, Contwell e Bukki realizuan për vendasit, ndërsa Aguero e Rodri për Cityn.

Kjo humbje e ekipit të kaltër nga qyteti i Manchesterit më së shumti i konvenon Liverpoolit, që sot mposhti Newcastlen 3-1. Tani diferenca mes këtyre dy skuadrave shkon në pesë, kuptohet në favor të të kuqve.

Javën e ardhshme, City e pret Watfordin, ndërsa Norwichi i shkon Burnleyt.

/GazetaBlic/

10/16/2019 18:14

Aksidentohet ylli i Manchester Cityt