Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, së bashku me bashkëpartiakë kanë kujtuar dhe vendosur buçeta me lule pranë shtatores së kolonel Tahir Zemajt me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij.
Manaj thotë se Zemaj mbetet në kujtesën historike të Kosovës si udhëheqës i shquar ushtarak dhe udhëheqës fitimtar i Betejës së Loxhes.
“Zoti e bekoftë veprën e tyre të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” shkruan Manaj krahas fotografive raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot, në nderim të jetës dhe vepres heroike e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, të birit të tij, Enisit dhe veprimtarit e luftetarit të shquar Hasan Zemaj!
Kolonel Tahir Zemaj mbetet në kujtesën historike të Kosovës si udhëheqës i shquar ushtarak dhe udhëheqës fitimtar i Betejës së Loxhes.
Zoti e bekoftë veprën e tyre të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!