Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, thotë se sot po fillojmë një rrugëtim të ri për Republikën tonë.
Manaj thekson se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shtet për të gjithë, institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe një Kosovë me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, veprimtarë dhe struktura rugoviste anë e mbanë Kosovës dhe në mërgatë,
Sot po fillojmë një rrugëtim të ri për Republikën tonë.
Ju drejtohem ju që më keni mbajtur gjithmonë në këmbë – mbështetja që më ka çuar drejt fitoreve të mëdha dhe besimi që sot më jep guximin të vazhdoj përpara. Unë e njoh peshën e sakrificës dhe nevojën për një shtet që u shërben qytetarëve.
Gjatë gjithë rrugëtimit tim, në çdo detyrë që kam mbajtur – në institucionet qendrore, në Kuvend, në institucione të pavarura dhe si Nënkryetar i Prishtinës – kam qenë aty ku ka qenë më e vështirë, në vijën e parë: për qytetarët, për ligjin, dhe për interesin publik.
Kam qenë aty
– kur interesi publik është rrezikuar,
– kur është mbrojtur kushtetueshmëria nga shkeljet e pushtetit absolut;
– kur qytetarët kanë pasur nevojë për zë dhe mbrojtje,
– kur kemi mbrojtur projektet e bllokuara nga Qeveria qendrore;
– kur LDK ka pasur nevojë që ti dalim në ballë atëherë kur të tjerët e kanë goditur dhe ndarë.
Kurrë nuk kam zgjedhur rrugën e lehtë. Kam zgjedhur rrugën e drejtë, e cila shpesh është e vështirë.
Sot, këtë përvojë dhe këtë guxim dua ta çoj në Kuvendin e Kosovës – për ta mbrojtur ligjin dhe për ta mbrojtur qytetarin.
Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shtet për të gjithë, institucione që i shërbejnë qytetarëve dhe një Kosovë me dinjitet, drejtësi dhe shpresë. Një Kosovë ku politika është njerëzore dhe ku puna flet më fort se fjalët.
LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje!
Zgjedh shpresën LDK 123✔️
Lumir Abdixhiku 1 ✔️
Shkëmb Manaj 29✔️

