Kandidati i LDK-së për deputet, Shkemb Manaj, ka shprehur entuziazmin dhe besimin e tij në fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Malisheva është plot vullnet dhe gatishmëri për një ndryshim të madh, raporton GazetaBlic.
Manaj tha se populli i Malishevës është i vendosur të mbështesë partinë dhe kryeministrin Lumir Abdixhiku për një të ardhme më të mirë.
Ai e përshkroi 9 shkurtin si një ditë të rëndësishme, një festë për LDK-në, duke theksuar se dita e zgjedhjeve do të shënojë fitoren e vazhdueshme të kësaj partie në Malishevë dhe në gjithë Kosovën.
E plotë:
Malisheva, plot entuziazëm dhe vullnet për ndryshimin e madh. Vula e fitores të Lidhjes Demokratike së Kosovës dhe kryeministrit Lumir Abdixhiku, po e merr formën e vet✌️!
9 shkurti është festë për LDK-në!