Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka kujtuar Fadil Feratin, raporton Gazeta Blic.
“Vepra dhe figura e tij, na obligojnë që të vazhdojmë në rrugën e trasuar nga ai dhe plotë bashkëveprimtarë të tij, për ta fuqizuar shtetin e Kosovës dhe për të ecur tutje projektin rugovist për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Si çdo herë, edhe sot, edhe përherë, e kujtuam dhe do ta kujtojmë, veprën dhe figurën e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Istogut dhe të Kosovës, kryetarin tonë historik Fadil Feratin.
Vepra dhe figura e tij, na obligojnë që të vazhdojmë në rrugën e trasuar nga ai dhe plotë bashkëveprimtarë të tij, për ta fuqizuar shtetin e Kosovës dhe për të ecur tutje projektin rugovist për anëtarsimin e Kosovës në NATO dhe BE.
Proceseve nepër të cilat po kalon vendi ynë, i duhen udhëheqës me vizion dhe vendosmëri, të kalibrit të Fadil Feratit.
Me nderim i përkulemi jetës dhe veprës së Tij!

