Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se për qytetarët e rajonit të Dukagjinit do të bëhet Autostrada e Dukagjinit.
“Ka plot projekte që janë përfshirë në kuadër të LDK-së që do të realizohen në rrafshin e Dukagjinit. Mendoj që projekti kryesor është përfundimi i autostradës Prishtinë-Pejë, që e ndërlidh rajonin e Dukagjinit. Kjo qeveri e ka kthyer prapa sepse projekti i autostradës ka qenë gati në përfundim, pjesa e Kijevës që ndërlidhet me Zahaq e ka ndryshuar trasenë dhe nuk po përfundon autostradë si ka qenë por është duke e zgjeruar vetëm një pjesë të rrugës. Ne duhet ta ndërtojmë ausotradën me standarde çfarë ka qenë. Neve na duhet një autostradë që e ndërlidh rrafshin e Dukagjinit me kryeqendrën e Kosovës. Ky është projekti kryesor, pastaj duhet zgjeruar rrugët prej Istogut në Prizren”, ka thënë ai.
Manaj ka thënë se të gjitha autostradat do të kryhen brenda mandatit të qeverisë së LDK-së.
“Brenda një mandati, të gjitha autostradat që janë pjesë e procesit, do të përfundohen brenda tre viteve. Projektet tjera madhore që përfshihen në rrafshin e Dukagjinit janë projekte kryesisht që lidhen me turizmin malor, Mokna është njëra nga bjeshkët më të mira që ka Kosova. Projekti Borea duhet të përfundojë në Pejë, i cili ka pasur pengesa të vazhdueshme nga qeveria, me licenca dhe pëlqime administrative, duke bllokuan Komunën e Pejës, ashtu siç është duke i bllokuar të gjitha komunat e tjera, në të njëjtën kohë edhe kryeqytetin. Unë jam këshilltar ligjor i kryetari Rama, secilin projekt që kemi filluar, kjo qeverisje në çdo formë ka tentuar ta bllokojë. Vetëm pse komunat nuk janë të udhëhequra nga Vetëvendosja. Po ashtu te rajoni i Dukagjinit, mendoj që duhet të ketë projekte për mirëmbajtjen e lumenjve, pastaj ndërtimi i centralit me Gaz që do të ndodhë, do ta përmirësojë gjendjen e energjisë elektrike. Trajtimet e lumenjve duhet të përfundohen, të mirëmbahen dhe të ndërtohen shtretërit, në mënyrë që të sigurohet ambienti dhe uji për qytetarët e Dukagjinit”, ka deklaruar Shkëmb Manaj./Gazeta Blic/