Sporti

Manaj e bën “sefte”, vjen goli i parë me fanellën e Granadës

10/21/2017 21:27
nga:A. R.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj ka shënuar golin e parë me fanellën e Granadës në Segunda Divizion, që pas transferimit nga Pisa.

20-vjeçari nga Lushnja shënoi golin e tretë në minutën e 90-të në fitoren 1-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Numancias.

Manaj e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë në minutën e 80-të. Vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për ta dërguar topin në rrjetë pas asistit të Machis.

09/12/2019 10:42

UEFA e shpall Manajn fitues të …”Aftësia më e mirë”