Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur, Ramë Manaj ka thënë se të gjitha qeveritë, siç ka thënë ai, kanë punuar në zbardhje e fatit të të pagjeturve.
Manaj për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, ka thënë se janë edhe 1638 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Është punuar gjithë këto vite më përkushtim të lartë dhe pa u ndalur asnjëherë. Gjithë qeveritë, institucionet e vendit, kanë mbështet edhe komisionin edhe çdo mekanizëm tjetër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kjo çështje nuk duhet të politizohet”, është shprehur ai./GazetaBlic