Showtime

Maluma publikon momente intime me të dashurën

05/16/2018 15:56
nga:L I

Është një nga këngëtarët më të famshëm të momentit dhe së fundmi ka prezantuar këngën e re në bashkëpunim me Rae Sremmurd dhe artistin nga Britania, BURNS me titull “Hands on me” e cila pritet që të bëhet hiti i verës.

Me miliona fansa në Instagram, Maluma si një djalë latin i bukur ka bërë për vete shumë femra nga e gjithë bota, por mesa duket për vajzat që e adhurojnë Maluma do të ngelet thjesht një ëndërr në sirtar, të paktën për momentin pasi këngëtari ka në krah një të dashur shumë hot.

Maluma me të dashurën – Instagram

Së fundmi në profilin e tij në Insta, këngëtari ka pozuar një foto nga momente intime me të dashurën teksa shfaqen duke u puthur dhe Maluma e ka shoqëruar postim me një emoji zemre.

Vajza mos u mërzisni! Ndoshta ditë më të mira do vijnë.

Maluma

Ndryshe, Maluma u bë edhe më i njohur me këngën “Felices los 4” e lanuar vitin e kaluar e cila deri tani ka arritur të mbledh mbi 1.3 miliardë shikime.