Sporti

Malta nuk ka fituar ndeshje zyrtare që nga viti 2013!

10/11/2018 17:24
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Maltën.

Kosova dhe Malta takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic

Favorit absolut për këtë takim është kombëtarja e Kosovës, pasi ka fond më të mirë të lojtarëve.

Kombëtarja e Maltës llogaritet si ‘outsider’ në grupin 3, pasi nuk shquhet për ndeshje të mira dhe rezultate pozitive.

Malta nuk ka fitore që nga 6 qershori i vitit 2017. Në atë kohë, Malta ka fituar ndaj Ukrainës me rezultatin minimal 0-1, në një duel miqësor.

Ndërkaq në sfida zyrtare, Malta nuk njeh fitore që nga viti 2013, kur fitonte ndaj Armenisë me rezultatin 0-1.

/GazetaBlic/