Lajme

Maloku: Tani e zbuloi Kurti se Lajçak është proserb?

09/19/2023 18:43
nga:Y I

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel përfundoi pa asnjë rezultat.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti, kritikoi emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se i njëjti në raundin e fundit të bisedimeve u ‘pozicionua’ kundër Kosovës.

Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit Kurti dhe se a pritet të ketë sukses dialogu me emisarin Lajçak si ndërmjetës, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike në vend, Albinot Maloku.

Maloku tha kryeministri Kurti nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun.

Ai tha se nëse kryeministri do ta deklaronte që nga fillimi se ndërmjetësuesi është i njëanshëm dhe ta ruante premtimin se dialogu do të jetë prioritet i shtatë, do të kishte logjikë reagimi i tij.

“Duhet pasur parasysh që kryeministri Kurti, si kushdo tjetër të ishte në vend të tij, nuk mund t’ia imponojë BE-së caktimin e ndërmjetësuesve për dialogun. Jo të paktën në këtë momentum. Diagnoza e problemeve të këtij procesi pa ofruar kurën e alternativën, gjithmonë duke pasur në mëndje akterët aktual të forcave, siç po bënë kryeministri i vendit, duket se më shumë po tregon për mendësi regresiste sesa të një demokracie progresiste të tij si drejtues i qeverisë”

“Sikur ta thoshte fare në fillim në kohën kur pritej ta udhëhiqte procesin, se ndërmjetësi është i njëanshëm dhe ta ruante premtimin për dialogun prioritet i shtatë, do të kishte logjikë politike shpërthimi i tij. Domethënë kreu i qeverisë, drejtuesi i procesit të dialogut nga pala kosovare, tek tash e zbuloi se Lajçak është proserb, pra i anshëm dhe jo objektiv?” tha Maloku për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi se konferenca që u mbajt dje nga kryeministri Kurti tregoi pala kosovare nuk ka momentalisht ndonjë opsion.

‘Dialogu, andaj ka mbetur në vend-numëro dhe konferenca e djeshme dëshmoi që pala kosovare nuk ka momentalisht ndonjë opsion” deklaroi analisti Maloku për “Gazeta Blic”.

Albinot Maloku, Analist

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë ​​një deklaratë sot, pas takimit të dialogut Beograd-Prishtinë të javës së kaluar.

‘Sipas deklaratës së tij, të dyja palët duhet të fillojnë zbatimin në bazë të Propozimit të BE-së të rënë dakord në fillim të këtij viti pa vonesa të mëtejshme, ndërsa puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë parakusht tjetër .

/Gazeta Blic/

 

‘Raportet e tensionuara Kurti-Lajçak’/ BE-ja mund të ‘paralizojë’ në tërësi dialogimin!

“BE’ja nuk na njeh si shtet” – Humolli kërkon ndaljen e kësaj natyre të dialogut: Është interes i vendit

 

Borrell: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e marrëveshjes në bazë të propozimit tonë