• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Maloku: S’do të ketë formim të Qeverisë, Kurti s’i ka numrat!

10/25/2025 17:30
nga:Genita C

Politologu Albinot Maloku vlerëson se probabiliteti për formimin e qeverisë këtë javë është jashtëzakonisht i vogël, për shkak të refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ofertave dhe mungesës së qëndrimeve të qarta nga partitë tjera si PDK, LDK dhe AAK, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo situatë lë hapësira të ndryshme politike dhe është e logjikshme që rruga demokratike të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke u bazuar edhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.

“Propabiliteti i mundësisë që të kemi Qeveri këtë javë është jashtëzakonisht i vogël për të mos thënë hiç për arsye të ndryshme, e sidomos nga rezultatet të cilat kanë rrjedh e rrethanat prej 9 shkurtit e deri më sot. Shto pjesën e refuzimit në llojin e vet që e ka bë zoti Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj të gjitha mundësive dhe ofertave që i ka pas prej 9 shkurtit sidomos deri në momentin kur nisën këto fazat me Gjykatën Kushtetuese”, tha Maloku.

“Dhe pjesa tjetër e terrenit është që subjektet e tjera politike, PDK, LDK, AAK nuk ofruan një qëndrim ‘PO’ ose ‘JO’ të prerë në raport me shumë situata, këto lënë hapësira të ndryshme. E logjikshme në rrjedhën demokratike kishte me qenë që të kemi një proces të parakohshëm zgjedhor, të matet edhe njëherë fuqia e subjekteve politike me parakushtin që tanimë i kemi disa sqarime nga Gjykata Kushtetuese për ecjet e mirëfillta drejt formimit të institucioneve të reja”, përfundoi ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Intervista e plotë: