Lajme

Maloku: Nuk do të lejojmë që PDK-ja të themelojë Komisionin për SHIK-un, dhe ta hetojë vetveten

01/11/2018 11:47
nga:F.B

Sot rreth orës 11:00  e bija e veprimtarit të LDK-së – Enver Maloku, Doruntina Maloku së bashku me sekretarin e LDK-së, Ismet Beqiri kanë bërë homazhe te lapidari i tij.

Në një prononcim për media, Maloku ka thënë se kanë qenë të  gatshëm që ta hetojnë SHIK-un në kohën sa kanë qenë në Qeveri, pasi , sipas saj, në atë kohë do ta kishin shumicën në komision dhe nuk do të lejonin të bëheshin manipulime me dëshmitë për SHIK-un, shkruan GazetaBlic.

Ajo ka shtuar se tashmë kur Kryeparlamentari, Kadri Veseli po kërkon  që të formohet Komisioni për Hetimin e SHIK-ut, ata janë kundër, sepse, sipas saj, nuk  do ta lejojnë që PDK-ja të themelojë Komisionin për SHIK-un, dhe ta hetojë vetveten.

Ne e kemi bërë të çartë vendimin tonë në lidhje me SHIK-un. Kemi qenë të gatshëm të hetojmë SHIK-un në kohën kur ne kemi qenë në Qeveri. Në atë kohë ne do ta kishim shumicën në komision dhe nuk do të lejonim të bëheshin manipulime, me dëshmitë për SHIK-un. Në këtë kohë kur Kryeparlamentari, Kadri Veseli kërkon që të formohet Komisioni për Hetimin e SHIK-ut, ne jemi kundër. Sepse nuk do të lejojmë që PDK-ja të themelojë Komisionin për SHIK-un, dhe ta hetojë vetveten.” – ka thënë Maloku.

E pyetur se çka presin nga Qeveria e Kosovës për vrasjen e babait ajo ka thënë se si familje vazhdimisht kanë pritur nga Qeveria e Kosovës që t’i heq duart nga Organet e Hetuesisë dhe Drejtësisë.

Edhe në atë kohë, Kryeparlamentari ka qenë kundër hetimit të SHIK-ut, prandaj kjo është kontroverse se çka po bënë ai vazhdimisht ashtu siç është edhe figura e tij kontroverse, shkruan GazetaBlic.

Ajo që ne si familje vazhdimisht kemi pritur nga Qeveria e Kosovës është t’i heq duart nga Organet e Hetuesisë dhe Drejtësisë. Dhe realisht kjo është pritja jonë, për 19 vjet pritje, dhimbje, krenarie, , 19 vjet padrejtësi,  këto janë 19 vjet pritje që Qeveria  t’ia lë duart e lira prokurorisë që t’i hetojë dhe t’i trajtojë rastet dhe vrasjet që ndodhën gjatë luftës dhe pas luftës.” – ka thënë Maloku.

Për Letrën e Presidentit Thaçi, ajo ka thënë se ka qenë shumë jo serioze dhe qesharake , duke i drejtuar më pas me arrogancë gazetares së KTV-së e duke i thënë “edhe mos m’bon ksi pyetje të tilla’. / © GazetaBlic /

 

06/16/2018 21:36

Kastrati thotë se Kadri Veseli ka ndërtuar shtëpi për të varfërit